Vedat Muriqi para sulmuesve të Barcelonës dhe Real Madridit, ja arsyeja

Futboll

Vedat Muriqi para sulmuesve të Barcelonës dhe Real Madridit, ja arsyeja

Më: 12 maj 2026 Në ora: 11:30
Vedat Muriqi

Futbollisti Vedat Muriqi ishte protagonist absolut i Mallorca-s, në ndeshjen që këta të fundit barazuan në shtëpi me shifrat 1:1 përballë Villarrealit.

Ishte pikërisht shqiptari, ai që shënoi golin për të tijët në minutën e 47-të të pjesës së parë.

Për këtë paraqitje fantastike të tijën, sulmuesi 32-vjeçar ka fituar një vend në formacionin më të mirë të javës së 35-të të LaLiga, sipas mediumit “SofaScore”.

Image

Formacioni

Këta të fundit kanë “injoruar” lojtarët e Real Madrid dhe Barcelonës, të cilët në “El Clasico” nuk treguan më të mirë.

Ndërsa Muriqi është vendosur në majën e sulmit me notën 8.2 krah shokut të ekipit, Luvumbo.

Ndërkohë në këtë ekip ka edhe lojtarë si Antony i Real Betis apo ylli i Atletico Madrid, Alex Baena.

Për sa i përket Vedat Muriqit, këtë sezon të LaLiga-s, sulmuesi i Kosovës ka shënuar jo pak por 22 gola.

Ai është në ndjekje të kryegolashënuesit, Kylian Mbappe, me francezin që ke gjetur rrugën e rrjetës në 24 raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat