Grasshoppersi në festë triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Winterthurit, në takimin e javës së 37-të të elitës së futbollit zviceran.
Winterthurit nuk i mjaftojnë dy golat e Pajtim Kasamit, i cili shënoi në minutën e 7-të e 10-të për epërsinë 0:2.
Vendasit këndellen dhe përmbysin gjithçka, 3:2 fitojnë.
Kasami u paraqit titullar së bashku me Mirlind Kryeziun për Winterthurin.
Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në minutën e 67-të.
Samuel Krasniqi u paraqit standard për Grashoppersin dhe u zëvendësua në minutën e 87-të. Krasniqi asistoi në golin e dytë të Grasshoppersit në minutën e 62-të ku shënoi Lee Young-Jun.
Dy gola tjerë i realizoi Abels (60’ – nga penalltia e 70’).
Winterthur bie zyrtarisht nga elita zvicerane.
Grasshopeprs renditet në vend të 11-të me 30 pikë e Winterthur në fund me 23 sosh.