Winterthur nuk arriti të ruajë epërsinë përballë Grasshoppersit, duke pësuar humbje me rezultat 3:2 në kuadër të Kampionatit të Zvicrës.
Dy golat e Pajtim Kasami në minutën e 7-të dhe të 10-të i dhanë epërsi 0:2 skuadrës së Winterthurit, por vendasit arritën përmbysjen në vazhdim të takimit.
Kasami u shpreh shumë i zhgënjyer pas ndeshjes, sidomos për faktin se skuadra e tij edhe zyrtarisht bie nga elita e futbollit zviceran.
“Jam i trishtuar. Më mungojnë fjalët.
Nuk e di kur kam përjetuar për herë të fundit një ndeshje të tillë.
E humbëm sërish lojën nga duart tona. Dhemb shumë.
Sot kishim tifozë të jashtëzakonshëm, ishte sikur të luanim në shtëpi.
Më bën edhe më të trishtuar fakti që nuk arritëm ta çonim rezultatin në shtëpi.
Kjo do të mbetet gjatë në kokë.
Ky është futbolli: një ditë mund të jesh pa fat dhe pastaj vjen një penallti.
Po ashtu pranuam një gol budalla pas një kundërsulmi.
E kishim ndeshjen në dorë dhe brenda pak minutash e humbëm gjithçka.
Tani është momenti i gabuar për të folur për sezonin e ardhshëm.
Frustrimi dhe zhgënjimi janë të mëdha, fillimisht duhet ta përtypim këtë.
Shpresoj që në ndeshjen e fundit t’ua kthejmë tifozëve pak gëzim”, ka deklaruar Kasami.
Grasshopeprs renditet në vend të 11-të me 30 pikë e Winterthur në fund me 23 sosh.