Thuni pasoi tetë gola, por festoi titullin historik të kampionit

Futboll

Thuni pasoi tetë gola, por festoi titullin historik të kampionit

Nga: K.G. Më: 14 maj 2026 Në ora: 23:27
Thuni

Futbollistët e Thunit festuan titullin e parë në histori të kampionit të Zvicrës, edhe pse në stadiumin e tyre pësuan humbje të thellë 3:8 nga Young Boys në kuadër të javës së 37-të të kampionatit.

Thuni e kishte siguruar tashmë titullin që në fillim të muajit maj. Tri xhiro para fundit të kampionatit kishte epërsi të paarritshme prej 11 pikësh ndaj FC St. Gallen.

Të enjten pësoi debakël në shtëpi me rezultat 3:8 nga Young Boysi,

Megjithatë, Thuni shkroi histori duke fituar titullin e parë kampion shtetëror në 128 vjet ekzistencë dhe këtë në sezonin e rikthimit në elitën e futbollit zviceran.

Edhe pse deri në fund të sezonit ka mbetur edhe një xhiro, ku Thuni luan si mysafir ndaj St. Gallenit, trofeu iu dorëzua në një ceremoni solemne para tifozëve të vet.

“E morëm trofeun, ky është dhurata më e mirë e mundshme, sepse është hera e parë në historinë e Thunit. Jam shumë i lumtur që po e përjetojmë këtë së bashku”, tha trajneri Lustrinelli në një prononcim për SRF..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat