Betim Haxhimusa: Dy penallti u mohuan, turp Genc...

Futboll

Betim Haxhimusa: Dy penallti u mohuan, turp Genc...

Nga: K.G. Më: 21 maj 2026 Në ora: 23:26
Ferizaj

Kapiteni i klubit të futbollit Ferizaj, Betim Haxhimusa, ka reaguar ndaja gjyqtarit Genc Nuza.

Sipas tij, iu mohuan dy penallti për Ferizajn që ndikoi edhe në humbjen me rezultat 2:1 nga Dukagjini i Klinës në finale e Kupës së Kosovës në futboll.

“Sot humbëm finalen, por krenaria për këtë ekip nuk humbet. Ka pas edhe momente që na lanë shume shije të hidhur – dy penallti që sipas nesh u mohuan dhe vendime që ndikuan në lojë.

 Gjithsesi, ne luftuam deri ne fund me zemër.

Koka lart, sepse kjo nuk e fshin punën dhe sakrificën tonë. Turp, turp Genc”, ka reaguar Haxhimusa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat