Futbolli i Kosovës, ka nevojë për organizim më të mirë në shumë drejtim, duke nisur nga funksionimi i klubeve e deri te përmirësimi i infrastrukturës sportive në stadiume.
Ish-portieri gjerman, Rainer Geerts, i cili dikur ishte pjesë e ekipit të dytë të VfL Osnabrück II, ka ardhur sërish në Kosovë me synimin për të ndihmuar zhvillimin e futbollit dhe të klubeve vendore.
Geerts është përfaqësues i Patrick, organizatë me seli në Belgjikë që merret me rekuizitat sportive përmes brendit të njohur ndërkombëtar.
Ai po bashkëpunon me klube nga Kosova për të ofruar mbështetje në pajisje sportive. Në këtë angazhim, së bashku me të është edhe Mentor Prekazi, veprimtar dhe agjent futbolli.
“Klubet e Kosovës kanë vetëm përfitime nga ajo që ofrojmë ne. Përmes ‘Patrick’, ato mund të kursejnë mjete financiare në pajisje sportive dhe këto para t’i investojnë në nevoja të tjera. FC KEK tashmë e ka kuptuar mënyrën se si funksionon kjo formë bashkëpunimi. Besoj dhe shpresoj se edhe me klubet e tjera gjërat do të ecin sipas planit”, ka deklaruar Geerts.
Ai theksoi se bashkëpunimi nuk do të kufizohet vetëm në futboll, por synon të përfshijë edhe sporte të tjera në Kosovë.
“Gjithsesi do të bashkëpunojmë në përgjithësi”, tha ai, duke folur edhe për gjendjen e infrastrukturës sportive.
Sipas Geerts, infrastruktura mbetet një prej sfidave kryesore: “Edhe vitin e kaluar kur isha, por edhe tani, po e them se infrastruktura ende po çalon dhe nuk ka ecur përpara".