Vashat dardane drejt historisë, formacioni zyrtar ndaj Kroacisë

Futboll

Vashat dardane drejt historisë, formacioni zyrtar ndaj Kroacisë

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 18:12
Kosova 

Kosova tek femrat sot luan për të shkruar histori.

Vashat dardane, të udhëhequra nga Sami Sermaxhaj, do të luajnë kundër Kroacisë, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 19:00.

Kosova me një fitore do të siguronte kualifikimin në Ligën B të Nations League, derisa do të kualifikohet edhe në play-offin e Kampionatit Botëror.

Deri më tani, Përfaqësuesja e Kosovës tek femrat ka katër fitore, derisa ndeshjen e fundit do ta luaj ndaj Gibraltarit me 9 qershor.

Trajneri Sami Sermaxhaj ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat