Deklaratë e papërshtatshme, futbolli udhëhiqet nga respekti

Futboll

Deklaratë e papërshtatshme, futbolli udhëhiqet nga respekti

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

FIGC ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ironizoi mungesën e Italisë në Botëror duke thënë se ndoshta “me 64 skuadra ose ndoshta me 228, të kaltërit do të mund të kualifikoheshin”.

“Ka qenë një deklaratë e papërshtatshme, mungesë stili që ka lënduar ndjenjat e të gjithë komunitetit sportiv italian”, – është vlerësimi që vjen nga ambientet e Federatës Italiane të Futbollit. Në FIGC theksojnë se, “si në fitore, ashtu edhe në humbje, futbolli përcjell vlera themelore, duke nisur nga respekti”. 

Presidenti i dorëhequr i FIGC-së, Gabriele Gravina, mbetet aktualisht në detyrë vetëm për çështjet e domosdoshme dhe të pashmangshme.

Më herët kishte reaguar edhe ministri italian për Sportin dhe të Rinjtë, Andrea Abodi. “Një gjë janë informacionet e raportuara dhe një tjetër është ta dëgjosh drejtpërdrejt. Preferoj të verifikoj deklaratën e Infantinos fillimisht dhe më pas të shprehem.

A do të flas me të? Mendoj dhe shpresoj se po. Do të përpiqem ta bëj, sepse më intereson të di mendimin e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë”, – deklaroi Abodi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat