Rrugëtimi i Vllaznisë së femrave, zbulohen kundërshtaret në Champions

Futboll

Rrugëtimi i Vllaznisë së femrave, zbulohen kundërshtaret në Champions

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 16:02
Ndeshjet

Vllaznia e femrave e nis aventurën në Ligën e Kampioneve nga turi i dytë.

Shorti u hodh sot dhe vajzat kuqeblu kanë mësuar rivalët e mundshëm.

Vllaznia do të përballet në gjysmëfinale pasi kundërshtari të jetë mësuar nga dy sfida të mëparshme. Më saktë Spartak Myjava do presë fituesin e Tallina FC Flora-Mgarr Junajtid.

Pra një nga këto tre emra sfidohet nga Vllaznia në gjysmëfinalen e turit të dytë kualifikues.

Më pas nëse shkon në finale, Vllaznia do të presë verdiktet e një tjetër grupi. Bëhet fjalë për qipriotet e Apollon Ladies që njësoj si Vllaznia, presin të mësojnë kundërshtarin e tyre pas përballjeve mes KKS Czarni Sosnovies-Nike dhe Atholone Taun-ZFK Skopje.

Sfida gjysmëfinale rezervohet më 5 gusht. Finalja ndërkohë është më 8 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat