Harry Kane e thotë pa frikë: “Po, dua ta fitoj Botërorin”

Futboll

Harry Kane e thotë pa frikë: “Po, dua ta fitoj Botërorin”

Më: 19 qershor 2026 Në ora: 13:52
Harry Kane

Harry Kane ka konfirmuar objektivin e madh të Anglisë në Botëror, duke thënë: “Që nga dita e parë, objektivi është pikërisht ai. Kemi treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë”.

Pas fitores ndaj Kroacisë, sulmuesi i Anglisë deklaroi:

\“Mund të shënonim edhe tre gola të tjerë në 20 minutat e para, ishte një fitore bindëse.

Fizikisht rezistuam 90 minuta, edhe lojtarët që erdhën nga stoli ruajtën nivel shumë të lartë. Kroacia ishte një pengesë e vështirë”.

Me dy golat në fitoren 4-2, Kane arriti 10 gola në Kupat e Botës, duke barazuar legjendën Gary Lineker.

Ai tha: “Gary është një legjendë për mua dhe për të gjithë anglezët, një shembull për t’u ndjekur”.

Kane shtoi se ndihet në formë të lartë: “Jam mirë fizikisht dhe mendërisht, por më e rëndësishmja është ekipi. Unë dua të fitoj”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat