Spanja ngjitet në vendin e parë të Grupit H
Spanja ka reaguar në mënyrën më të mirë pas barazimit zhgënjyes pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, duke e mposhtur bindshëm Arabinë Saudite me rezultat 5:0 në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit H të Kampionatit Botëror.
“Furia e Kuqe” e nisi vrullshëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 11-të me anë të Lamine Yamal, i cili realizoi pas asistimit të Mikel Oyarzabal.
Spanja – Arabia Saudite 4:0
Stadiumi "Mercedes-Benz", Atlanta.
Shikues: 65.000.
Gjyqtar: R. Claus (Brazili).
Shënues: Ymaal (10'), Oyarzabal (21' e 24'), Tambakti (49').
Kartona të verdhë: Al Dawsari, Kanno.
Spanja: Simon, Cucurrella, Laporte, Cubarsi, Porro, Pedri (Ruiz 71'), Rodri, Baena (Williams 61'), Olmo (Merino 61'), Yamal (Pino 46'), Oyarzabal (Torres 46').
Arabia Saudite: Al Owais, Abdulhamid, Tambakti, Lajami, Al Amri (Hejji 60'), Al Harbi, Al Dawasari (Al Ghannam 90’), Al Khaibari (Kanno 46'), Al Juwayr (Al Hamdan 46'), Al Buraikan (Abu Al Shamat 60'), Al Dawasari.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, Oyarzabal rrezikoi seriozisht, por portieri saudit reagoi mirë. Mikel Oyarzabal nuk gaboi në minutën e 21-të, kur shënoi për 2:0 pas një aksioni të bukur në zonë.
Dominimi spanjoll vazhdoi dhe në minutën e 24-t, pas një asistimi me kokë nga Dani Olmo, Oyarzabal realizoi golin e tij të dytë për rezultatin 3:0.
Në fund të pjesës së parë, Oyarzabal ishte pranë het-trik-ut, por goditja e tij përfundoi në traversë pas një gabimi të portierit kundërshtar.
Goli i katërt erdhi në minutën e 49-të, kur pas një voleji të Marc Cucurellas, mbrojtësi saudit Hassan Tambakti devijoi topin në rrjetën e tij.
Me këtë fitore, Spanja ngjitet në vendin e parë të Grupit H me katër pikë, ndërsa Arabia Saudite mbetet në fund të tabelës me një pikë.
Në xhiron e fundit, më 27 qershor, Arabia Saudite do të përballet me Kepin e Gjelbër, ndërsa Spanja do të ketë përballë Uruguain. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 02:00/