Gazetari Shaban Sinani: Gazeta ‘Bota Sot’ - një dritë të cilën e shijojnë të gjithë shqiptarët

Futboll

Gazetari Shaban Sinani: Gazeta ‘Bota Sot’ - një dritë të cilën e shijojnë të gjithë shqiptarët

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 13:26
Gazetari Shaban Sinani

Gazetari i mirënjohur Shaban Sinani, aktualisht pjesë e  TV ‘Koha’ Tetovë, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota Sot”.
Shabani ka vlerësuar lart kontributin e gazetës. Ai tha se “Bota Sot” i kushton rëndësi të madhe sportistëve shqiptarë kudo që jetojnë e veprojnë.

“Urime 31 vjetorin ‘Bota Sot’!

Gazeta ‘Bota Sot’, sot mbush plotë 31 vit nga dalja në  dritë e saj. Është një dritë të cilën e shijojnë të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë.

Gazeta ka dhënë dhe  është duke e dhënë kontributin e saj në të gjitha lëmit, por unë do ta veçoja rubrikën e sportit, ku për çdo  ditë   jemi duke u njoftuar me të arriturat e sportistëve gjithë shqiptar pa mos i anashkaluar edhe sportistë dhe  klubet shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kontributi i  gjithë gazetarëve në këtë medium është në nivel por  unë dua të veçoj gazetarin e sportit Kemajl Goca me të  cilin vite me radhë po bashkëpunojmë me  korrektësinë më të lartë. 

Urime përvjetorin ‘Bota Sot’, urojë që të shënoni edhe  shumë e shumë përvjetorë!”, ka uruar Sinani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat