Onana u lëndua mbrëmë, do jetë shumë gjatë jashtë fushave

Futboll

Onana u lëndua mbrëmë, do jetë shumë gjatë jashtë fushave

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 11:22
Amadou Onana

Amadou Onana ka pësuar një lëndim të rëndë mbrëmë gjatë ndeshjes me SHBA-në në Kupën e Botës.

Mesfushori ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Një lëndim i tillë merr kohë deri në 10 muaj për t’u rikthyer në fushë 100 për qind.

Kjo do të thotë, se mesfushori i Aston Villas ka humbur pothuajse gjithë sezonin e ri 2026/27.

Kujtojmë se mbrëmë Belgjika arriti fitore 4:1 ndaj SHBA-së dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat