Collina mohon se gjyqtarët po ndihmojnë Argjentinën në Botëror

Futboll

Collina mohon se gjyqtarët po ndihmojnë Argjentinën në Botëror

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 19:47
Collina

Argjentina dhe gjyqtarët janë ndër gjërat më të komentuara këtë Botëror.

E gjithë kjo nisi në ndeshjen ndaj Egjiptit, ku gjyqtari François Letexier u kritikua për vendimet e tij ku cilësohej si po ndihmonte Argjentinën të fitonte ndeshjen.

Kjo çoi në reagimin e gjyqtarit legjendar italian dhe zyrtarit kryesor të arbitrimit të FIFA-së, Pierluigi Collina.

“Askush nuk mund të pretendojë se arbitrimi i FIFA-s mund të ndikohet nga askush, madje as nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ai gjithmonë ka treguar mbështetjen e tij të plotë për FIFA Team One ndërsa na ka besuar të punojmë me pavarësi të plotë. Zyrtarët e ndeshjes marrin vendime të ndershme dhe, ashtu si lojtarët dhe trajnerët, ata gjithmonë përpiqen të bëjnë më të mirën.

Sigurisht, diskutimi konstruktiv rreth vendimeve do të jetë gjithmonë pjesë e futbollit, por akuzat e pabaza nuk kanë vend në sportin tonë”, ishin fjalët e Collinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat