Galatasaray ëndërron Rafa Leaon, gati t’i ofrojë pagë me tetë shifra

Futboll

Galatasaray ëndërron Rafa Leaon, gati t’i ofrojë pagë me tetë shifra

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 19:08
Rafael Leao

Galatasaray vazhdon të synojë emra të mëdhenj dhe objektivi i radhës është Rafael Leao.

Sipas raportimeve nga Italia, kampioni i Turqisë po shqyrton mundësinë e transferimit të yllit portugez të Milanit dhe është gati t’i ofrojë një kontratë me pagë që kalon 10 milionë euro në sezon.

Klubi turk beson se mund ta bindë 27-vjeçarin me një projekt ambicioz, pasi në vitet e fundit ka afruar emra të mëdhenj si Victor Osimhen dhe Mauro Icardi.

Megjithatë, transferimi mbetet i komplikuar, pasi Leao preferon të vazhdojë karrierën në një kampionat elitar evropian.

Nga ana e Milanit nuk përjashtohet një shitje nëse mbërrin oferta e duhur, ndërsa interesimi i Galatasarayt pritet të testohet me hapa konkretë gjatë javëve në vijim.

E ardhmja e Leaos mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt: turqit janë gati të bëjnë çmendurinë e radhës në afatin kalimtar veror..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat