Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht të martuar

Futboll

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht të martuar

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 23:07
Georgina Rodriguez-Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht burrë e grua.

Ylli portugez i futbollit dhe modelja spanjollo-argjentinase kanë kurorëzuar lidhjen e tyre pas gati një dekade së bashku.

Çifti u njoh në fillim të vitit 2017, kur Georgina punonte si asistente shitjesh në një dyqan të Gucci-t. Romanca e tyre nisi pak më vonë dhe lidhja u bë publike po atë vit.

Paraqitjen e parë publike së bashku e bënë në ceremoninë e çmimeve “The Best FIFA Football Awards” në Zyrih, në janar 2017.

Pas disa vitesh lidhje, Georgina njoftoi fejesën me Ronaldon, duke publikuar edhe unazën e saj të diamantit.

Tashmë, pas gati 10 vitesh së bashku, çifti ka hedhur hapin e madh dhe Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht të martuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat