Talenti i madh portugez lojtar i AS Roma

Futboll

Talenti i madh portugez lojtar i AS Roma

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 23:33
Mora

Roma ka ndryshuar formulën e ofertës për Rodrigo Mora dhe është gjithnjë e më pranë marrëveshjes me Porton.

Sipas raportimeve të fundit të afërta me klubin italian Roma, klubet po negociojnë për transferimin e talentit portugez dhe tashmë palët janë afruar ndjeshëm me një marrëveshje.

Formula e re parashikon huazim me pagesë prej 7-8 milionë eurosh, ndërsa Roma do të ketë një të drejtë blerjeje prej 42-43 milionë eurosh.

Megjithatë, kjo klauzolë mund të shndërrohet në detyrim blerjeje, nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje.

Kushtet lidhen kryesisht me kualifikimin e Romës në Champions League dhe disa objektiva personalë që Rodrigo Mora mund të arrijë gjatë sezonit.

Kjo është në fakt një rikthim te formula e parë e propozuar nga Roma, por me një ndryshim të rëndësishëm:

Porto do të ketë mundësinë që shitja të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen kushtet e paracaktuara.

Marrëveshja mes Romës dhe Portos është gjithnjë e më pranë mbylljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat