Fadil Muriqi pranë Bobanit në spitalin e Prishtinës, një ngjarje që nuk harrohet e vitit 1984

Futboll

Fadil Muriqi pranë Bobanit në spitalin e Prishtinës, një ngjarje që nuk harrohet e vitit 1984

Nga: K.Goca Më: 12 gusht 2026 Në ora: 15:40
Fadil Muriqi pranë Bobanit, 28 mars, viti 1984

Fadil Muriqi pranë Bobanit në spitalin e Prishtinës, një ngjarje që nuk harrohet e vitit 1984

Edhe sot kujtohet data e 28 marsit (ditë e mërkurë) të vitit 1984 në stadiumin e Prishtinës.

Në minutën e parë, Fadil Muriqi ia theu këmbën futbollistit të Sarajevës, Boban Bozhoviqit.

Kjo ndodhi gjatë një starti!

Të gjithë u habitën, starti ishte pa qëllim, por futbolli është i tillë.

Prishtina fitoi ndeshjen me rezultat 4:0 ndaj Sarajevës, ku ishin të pranishëm mbi 30 mijë shikues.

Pas kësaj jave (java e 24-të) Prishtina renditej në vend të 10-të me 24 pikë dhe Sarajeva në të 12-tin me 22 sosh.

Fadil Muriqi me të vëllanë (Xhevdetin), i takuam pranë krevatit të Bobanit:

"Jam shumë i prekur. Po ç'ti bësh, ishte pa qëllim e kjo mund t'i ndodh gjithkujt.

Mua në dy vjetët e fundit nuk më ka ndodhur të marr as karton të verdhë, por qe... Sporti i ka edhe lëndimet", ka thënë Fadil Muriqi për "Rilindjen e datës 29 mars të vitit 1984.

"Ç'ti bësh, në sport ndodhë edhe kjo, sidomos në futboll, që është lojë burrash", kishte thënë Bobani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat