Pak orë para ndeshjes Egnatia - Shamrock Rovers në Rrogozhinë, UEFA merr vendimin e rëndësishëm

Futboll

Pak orë para ndeshjes Egnatia - Shamrock Rovers në Rrogozhinë, UEFA merr vendimin e rëndësishëm

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 16:43
Egnatia - Shamrock

Prej orës 21:00, do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Egnatia – Shamrock Rovers (stadiumi “Arena Egnatia”), raundi i 3-të në Europa League.

Vetëm pak orë para sfidës, UEFA ka pranuar kërkesën e klubit irlandez që të ketë “Hydration Break” gjatë ndeshjes, pra pushim për hidratim.

Klubi i Shamrock e ka kërkuar diçka të tillë për shkak të temperaturave të larta në vendin tonë, ndryshe nga sa janë mësuar në Ishull.

“Hydration Break” u prezantua gjerësisht në Kupën e Botës 2026, ku ishte prezentë në çdo ndeshje, edhe pse u kontestua në masë për shkak të vonesës së madhe. Madje kjo “skemë”, u përfol për komercialitet, se sa freskimin e lojtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat