100 mijë euro në muaj dhe një shtëpi luksoze në Madrid

Futboll

100 mijë euro në muaj dhe një shtëpi luksoze në Madrid

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 17:01
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Martesa e Cristiano Ronaldos me Georgina Rodriguez ishte ngjarja e momentit në mediat rozë.

Sulmuesi portugez i tha fund kështu beqarisë dhe çoi në një tjetër nivel marrëdhënien e tij me bukuroshen argjentinase.

Sakaq, mediumi spanjoll “MARCA”, shkruan se ekziston një marrëveshje në parim mes dyshes, nëse ata i drejtohen divorcit, në rastin më të keq.

Bëhet fjalë për një shumë që prek 100 mijë eurot që do të shkojnë në llogari të Georginës çdo muaj.

Po ashtu, partnerja e CR7-tës do të përfitojë edhe një shtëpi luksoze në La Fianca në Madrid.

Arsyeja e kësaj marrëveshje mes çiftit, bëhet për shkak se portugezi kërkon të mbrojë fëmijët e tij dhe të shmang procedurat ligjore në rast divorci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat