Arbitri i Kupës së Botës 2026 do të vendos drejtësi në Rrogozhinë

Futboll

Arbitri i Kupës së Botës 2026 do të vendos drejtësi në Rrogozhinë

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 11:05
Willy Delajod

Institucioni më i rëndësishëm futbollistik në Europë, UEFA, ka përcaktuar arbitrin e ndeshjes Egnatia – Lillestrom, faza Play-Off e Europa League.

Kryesor është francezi Willy Delajod.

Edhe pse është vetëm 33 vjeç, Delajod ka eksperiencë të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll ndeshje të tilla.

Madje, në Kupën e Botës 2026, e zhvilluar këtë verë, transalpini ishte në “VAR”, konkretisht në video asistent.

Ndeshja Egnatia – Lillestrom do të mbahet më datën 20 gusht në Rrogozhinë, ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat