Elbasani prezanton ish futbollistin e rivalit të javës së parë në Superiore

Futboll

Elbasani prezanton ish futbollistin e rivalit të javës së parë në Superiore

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 16:19
Elbasani

Kleandro Lleshi është futbollisti më i ri i Elbasanit.

Mesfushori i cili ishte lojtar i lirë që prej largimit nga Tirana, ka vendosur që të nisë një aventurë të re me “verdheblutë” po në Superiore.

Është vetë klubi i Elbasanit, që ka njoftuar transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kështu, trajneri Ivan Gvozdenovic do të ketë një armë më tepër për sezonin e ri.

Kujtojmë se Lleshi e ka nisur karrierën e tij tek Internacionali Tiranë, ndërsa më vonë është aktivizuar në Spanjë me ekipe si Leganes, Fuenlabrada, Huelva, Cartagena dhe Mar Menor.

Në Shqipëri, 26-vjeçari ka luajtur tek Kukësi, Tirana dhe Laçi.

Pikërisht me këta të fundit, Elbasani do të luajë të shtunën ndeshjen e javës së parë të sezonit të ri në “Abissnet Superiore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat