Stavro Pilo e nis vrullshëm te AEK! Mbrojtësi merr duartrokitje nga Strakosha

Futboll

Stavro Pilo e nis vrullshëm te AEK! Mbrojtësi merr duartrokitje nga Strakosha

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 13:19
Pamje nga ndeshja

AEK-u i Athinës e ka nisur me “poker” këtë sezon të ri në Superligën e Greqisë. Verdhezinjtë me “kostumin” e kampionit, triumfuan në kryeqytet 4:0 ndaj Iraklis.

Për AEK, protagonist ishte sulmuesi serb Luka Jovic, autor i dy golave.

Mes “kontribuesve” te golat nuk mungoi as mbrojtësi i Kombëtares, Stavro Pilo. Në golin e 2-të të AEK, shqiptari e “lexoi” bukur lojën në krah dhe i fitoi kohën rivalit.

Më pas dha asist diagonal për sulmuesi Jovic, ky i fundit konkretizoi aksionin. Manovra në fjalë mori duartrokitjet edhe nga portieri i Kombëtares, njëkohëisht “gardian” i AEK-ut, Thomas Strakosha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat