Kampioni i Azerbajxhanit, Sabah ka bërë historinë sonte.
Fitorja 5-2 ndaj Hapoel Beer Sheva, i siguroi kualifikimin në fazën e ligës të Champions League në paraqitjen e tyre të parë.
Mirëpo kjo nuk do të thotë se ka përfunduar rrugëtimi për skuadrën izraelite, pasi që do të vazhdojnë garat në Europa League.
Kështu, Sabah bëhet klubi i dytë azerbajxhanas në histori pas Qarabagut që arrin këtë fazë krah skuadrave më elitare të kontinentit.
Golat u realizuan nga Nwachukwu, Rakhmonaliyev, Mutallimov, Mbina dhe Mickels për Sabah, ndërsa për mysafirët shënon Zlatanoviq dhe Mizrahi.