Aston Villa përballet sonte me Kampionët e Premier Ligës Arsenalin - Formacionet e mundshme

Futboll

Aston Villa përballet sonte me Kampionët e Premier Ligës Arsenalin - Formacionet e mundshme

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 15:35
Fotoilustrim

Aston Villa dhe Arsenal përballen sonte në kuadër të javës së dytë të Premier League, në një ndeshje që zhvillohet në Villa Park nga ora 21:00 sipas kohës së Kosovës.

Villa vjen në këtë përballje pas një starti zhgënjyes, pasi u mposht me rezultat të thellë 4-0 nga Brighton. Skuadra e Unai Emeryt ka kaluar një verë të vështirë, me largime të rëndësishme, ndërsa tani synon të reagojë para tifozëve të saj.

Në anën tjetër, Arsenali e nisi mbrojtjen e titullit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur Coventryn 3-0. Skuadra e Mikel Artetës synon fitoren e dytë radhazi dhe një tjetër paraqitje bindëse në kampionat.

Megjithatë, Villa Park ka qenë një terren i vështirë për Arsenalin në sezonet e fundit. Villa ka mposhtur kampionët në shtëpi në tri sezonet e fundit, ndërsa Arsenali ka pësuar vetëm tri humbje në transfertë gjatë sezonit të kaluar.

Formacionet e mundshme

Aston Villa – 4-2-3-1:
Zion Suzuki – Matty Cash, Victor Lindelöf, Pau Torres, Ian Maatsen – Boubacar Kamara, Leon Goretzka – John McGinn, Ross Barkley, Emiliano Buendía – Nicolas Jackson.

Arsenal – 4-2-3-1:
David Raya – Ben White, Cristhian Mosquera, Gabriel, Riccardo Calafiori – Declan Rice, Myles Lewis-Skelly – Bukayo Saka, Martin Ødegaard, Christos Tzolis – Kai Havertz. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat