Ervin Bashi është futbollisti më i ri i Crotones.
Qendërmbrojtësi 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Catanzaro, për të nisur një aventurë të re në Serie B italiane.
Tek klubi i ri, shqiptari do të jetë në formë huazimi, “formulë” që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2026/2027. Ndërsa me klubin që e ka në pronësi, Catanzaro, Bashi ka kontratë deri në 2028-ën.
Kujtojmë se mbrojtësi është “benjamin” i Alban Bushit te Kombëtarja U21, pasi ftohet rregullisht.
Ndërsa Bashi ka edhe një të shkuar te Milan, pasi ka luajtur me ekipin U18 të “Djallit”.