Superkompjuteri OPTA bën parashikimet për këtë sezon në Champions League

Futboll

Superkompjuteri OPTA bën parashikimet për këtë sezon në Champions League

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Sot fillon faza e grupeve për sezonin e ri 2026/2027 në Champions League.

Ashtu si edhe në vitet e tjera, edhe këtë herë gara për kupën veshgjatë do të jetë shumë e fortë.

Ashtu si zakonisht, superkompjuteri i OPTA ka bërë parashikimet e tij, duke nxjerrë në fund Arsenalin fitues, finalistin e sezonit të kaluar. Në vend të dytë me përqindjen më të madhe renditet Bayern Munich.

Pjesë e listës me 10 klube, janë sigurisht edhe dy ekipet e mëdha të Spanjës, Barcelona dhe Real Madrid. Fituesi i dy sezoneve të fundit, PSG, renditet vetëm në vendin e pestë. Dominon Premier League me 5 klube.

10 ekipet favorite për të fituar Champions League 2026/2027 sipas OPTA:

Arsenal (20,9%)

Bayern Múnich (19,4%)

Manchester City (12,3%)

Barcelona (8,2%)

PSG (7,1%)

Liverpool (6,1%)

Real Madrid (4,4%)

Manchester United (3,8%)

Inter (3,6%)

Aston Villa (2%)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat