Publikohen formacionet zyrtare të Napoli-Arsenal!
Masimliano Alegri kthehet të drejtojë në Ligën e Kampioneve këtë herë Napolin përballë një ekipi me shumë pretendime siç është Arsenali.
Napolitanët duan të lënë shenjë në këtë turne dhe ndonëse u mungon një lojtar i rëndësishëm si MekTominej, u besojnë emrave si De Bryjne dhe Hojlund të cilët njohin mirë futbollin britanik.
Ndërsa Arsenali shfaqet me të gjithë yjet në kërkim të fitores, pasi Odegard, Eze e Saka mbështetin Gyokeres në sulm.