Futbollisti 21-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Daniel Nikolovski, pjesë e skuadrës Teteks nga Tetova, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën nga qafa e Strazhës drejt Gostivarit.
Klubi i futbollit Teteks njoftoi me dhimbje lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të të riut,
FC Teteks i dha lamtumirën ish-futbollistit të akademisë dhe ekipit të parë me një mesazh prekës, duke theksuar se Danieli do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit.
“Ai do të kujtohet gjithmonë si pjesë e familjes sonë Teteks dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë”, thuhet në reagimin e Teteks, që u shprehu ngushëllimet familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njihnin Danielin.
Sezonin e kaluar, ai luajti edhe për klubin kroat Vitez.