Silvio Merkaj e ka nisur ashtu siç duhet rrugëtimin e tij në radhët e Viçenzës në Serinë B.
Sulmuesi iu cili u transferua në radhët e kësaj skuadre nga Sudtirol vetëm dy javë më parë, në javën e kaluar në debutim ia doli që të gjente rrugën e rrjetës menjëherë me ekipin e ri.
Ndërkohë, sot ai ka lënë edhe një herë shenjën në kampionat, duke dhënë asist në barazimin 1-1 që Viçenca regjistroi përballë Juve Stabias.
Pasimi i tij solli golin e shënuar nga Koraca, i cili i dha avantazhin e përkohshëm 1-0 ekipit të Viçencës.