Ra në fushë pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital

Futboll

Ra në fushë pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Ra në fushë pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital, zbulohet gjendja e Lorenc Trashit!

Ndeshja Besëlidhja – Korabi (1:2), e vlefshme për javën e 2-të në Kategorinë e Parë, mori përmasa dramatike në minutën e 36-të, ku mbrojtësi Lorenc Trashi ra në fushë pa ndjenja.

Në një situat të tillë, përveç ndihmës nga stafi mjekësor, 34-vjeçari u transportua direkt në spitalin e Lezhës, ku mori trajtim më të specializuar.

Ndërsa kanë kaluar disa orë nga kjo ngjarje, mësohet për gjendjen e Trashit.

Në pamjet, ai shikohet i qetë dhe në gjendje normale. Rënia në fushë e ish-lojtarit të Partizanit, thuhet se ka ardhur nga komplikacionet në frymëmarrje dhe problemet në stomak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat