Prishtina, ashtu siç i ka hije - pesë ndeshje, po aq fitore!

Futboll

Prishtina, ashtu siç i ka hije - pesë ndeshje, po aq fitore!

Nga: K.Goca Më: 13 shtator 2026 Në ora: 20:48
Lojtarët e Prishtinës festojnë

Prishtina nuk ka të ndalur. 

Në pesë ndeshjet e para të edicionit të ri në elitën e futbollit të Kosovës, kryeqytetasit kanë regjistruar pesë fitore.

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë ka arritur një tjetër fitore, kësaj radhe me rezultat 3:0 ndaj Feronikelit 74.

Ndeshja u zhvillua nën dritat e reflektorëve në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Për Prishtinën shënuan Asane Diatta në minutën e 33-të e 90+2 dhe Arijanit Fazlija në minutën e 61-të.

Prishtina kryeson tabelën me 15 pikë, ndërsa Feronikeli 74 ndodhet në vendin e parafundit, të nëntin, me vetëm 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat