Jurgen Klopp zgjedh portierin numër një te Gjermania

Futboll

Jurgen Klopp zgjedh portierin numër një te Gjermania

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 15:01
Klopp

Jürgen Klopp pritet të nisë aventurën e tij si trajner i Kombëtares së Gjermanisë me një vendim të rëndësishëm në portë. Sipas BILD, Marc-André ter Stegen është zgjedhur nga trajneri i ri si portieri i parë i kombëtares.

Të enjten pritet të publikohet lista e parë e lojtarëve të grumbulluar nga Klopp, ndërsa interesimi për zgjedhjet e tij është i madh. Me ardhjen e trajnerit të ri priten ndryshime të rëndësishme në përbërjen e Gjermanisë.

Një nga vendimet e para duket se është marrë tashmë: Marc-André ter Stegen do të jetë zgjedhja numër 1 në portë.

Sipas raportimit të BILD, Klopp ka kontaktuar personalisht portierin dhe i ka telefonuar për t’i shprehur besimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat