Real Madridi futet në garë për talentin e PSV-së, në skenë edhe Liverpooli

Futboll

Real Madridi futet në garë për talentin e PSV-së, në skenë edhe Liverpooli

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 11:37
Paul Wanner

Real Madridi i është bashkuar garës për mesfushorin e PSV Eindhovenit, Paul Wanner, përpara afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimit të gazetarit Ekrem Konur, klubi madrilen po e monitoron situatën e reprezentuesit austriak, i cili mund të largohet nga PSV-ja gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Në garë për 20-vjeçarin është edhe Liverpooli, ndërsa interesim për Wannerin ka shfaqur gjithashtu Manchester City.

Një tjetër faktor i rëndësishëm në të ardhmen e lojtarit është Bayern Munichu. Klubi bavarez, që e ka në pronësi Wannerin, ka të drejtë riblerjeje në kontratën e tij me PSV-në.

Wanner është pjesë e PSV-së dhe situata e tij pritet të bëhet më e qartë gjatë muajve të ardhshëm, me disa prej klubeve më të mëdha evropiane që po e ndjekin nga afër.

Sipas Konurit, një largim nga PSV-ja në janar mbetet një mundësi, ndërsa gara për shërbimet e tij mund të intensifikohet me afrimin e afatit kalimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat