Bafto kryesor në Gostivar, Ristovski gjykon ndeshjen Vardari – Shkëndija e Haraçinës

Futboll

Bafto kryesor në Gostivar, Ristovski gjykon ndeshjen Vardari – Shkëndija e Haraçinës

Nga: K. G. Më: 18 shtator 2026 Në ora: 15:05
Fatmir Bafto

Nga sot deri të mërkurën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së 8-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut (PMFL).

Kjo do të jetë xhiroja e fundit para pauzës trejavore, e cila vjen për shkak të angazhimeve të Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve.

Janë caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjet e kësaj xhiroje.

Në duelin e sotëm në Gostivar, ndërmjet Shkëndijës dhe Bashkimit, gjyqtar kryesor do të jetë Fatmir Bafto.

Ndërkohë, ndeshjen e së shtunës ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës do ta drejtojë Done Ristovski.

Çiftet dhe gjyqtarët e javës së 8-të:
Sot – ora 16:00
Kratovë: Sileksi – Tikveshi, Igor Stojçevski
Gostivar: Shkëndija – Bashkimi, Fatmir Bafto

E shtunë – ora 20:00
Shkup (FFM): Vardari – Shkëndija Haraçinë, Done Ristovski

E hënë – ora 16:00
Strugë: Struga TL – Arsimi, Benjamin Kerimi

E mërkurë – ora 18:00
Shtip: Bregallnica – Shkupi, gjyqtari ende nuk është caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat