Olmo: Në Kroaci u bëra burrë! Frymëzim për mua janë invalidët kroatë të luftës

Futboll

Olmo: Në Kroaci u bëra burrë! Frymëzim për mua janë invalidët kroatë të luftës

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2026 Në ora: 12:10
Dani Olmo

Dani Olmo (28), ylli i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, çdo paraqitje publike e shfrytëzon për të promovuar Zagrebin, Dinamon dhe Kroacinë. Këtë e bëri edhe në dokumentarin e DAZN-it “Come On Fútbol”.

Olmo u rrit në akademinë e Barcelonës, prej nga në moshën 16-vjeçare u largua pa dëmshpërblim dhe shkoi te Dinamo e Zagrebit.

Atje shumë shpejt u bë lojtar kyç. Në janar 2020, pas 124 paraqitjeve, 34 golave dhe 28 asistimeve, ai u shit te Leipzig për 34 milionë euro.

Kështu u bë transferimi më i shtrenjtë në dalje në historinë e klubit. Në verën e vitit pasardhës, këtë rekord e kaloi Joško Gvardiol, i cili gjithashtu shkoi te Leipzig, por për 37 milionë euro.

Olmo u kthye te Barcelona në verën e vitit 2024, e cila i pagoi klubit gjerman 55 milionë euro për të. Shpejt më pas, me Barcelonën fitoi tituj në Spanjë, ndërsa me kombëtaren fitoi trofe në Evropë dhe në botë.

Deri këtu ai arriti përmes një rruge të vështirë dhe jo të drejtpërdrejtë, ku një rol kyç pati qëndrimi në Kroaci. Për DAZN-in ai shpjegoi:

“Doja të isha pjesë e një projekti sportiv dhe Dinamo ma mundësoi këtë. Nuk është gjithçka perfekte kur largohesh nga Barcelona. Në Kroaci e kuptova këtë, u bëra burrë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”.

Olmo shpjegoi edhe se si kjo periudhë ndikoi tek ai: “Futbolli mund të ndihmojë në mënyra të ndryshme.

Ne futbollistët jemi persona me ndikim, edhe pse ndonjëherë nuk mendojmë për këtë.

Doja të ndihmoja në Kroaci. Mbi mua ndikuan më së shumti njerëzit që e përjetuan luftën. Mes tyre kishte edhe futbollistë.

Disa prej tyre nuk kishin një krah ose një këmbë. E kam fjalën për legjenda të klubeve”. 

Ai kujtoi gjithashtu se kishte refuzuar mundësinë për të luajtur për Kroacinë.

Edhe pse në atë kohë kombëtarja e Spanjës nuk e kishte thirrur, Olmo në vitin 2018 e refuzoi ofertën e Kroacisë:

“Në atë moment isha lojtari më i mirë i HNL-së, ndërsa kombëtarja spanjolle nuk më kishte thirrur.

Por u thashë se nuk doja. I falënderova, por ëndrra ime ishte të luaja për Spanjën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat