Kombëtarja shqiptare kushton 5 herë më shumë sesa Bjellorusia.

Futboll

Kombëtarja shqiptare kushton 5 herë më shumë sesa Bjellorusia.

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 12:58
Kombëtarja shqiptare

Të gjithë futbollistët e grumbulluar nga Rolando Maran për këto ndeshje të ligës së kombeve arrijnë vlerën 100 milionë euro në treg, kundrejt 20 milionë eurove të kundërshtarit.

Kuqezinjtë kanë në përbërje lojtarë të rëndësishëm që aktivizohen në kampionatet kryesorë të Europës, ku Anis Mehmeti ka vlerën më të lartë të kartonit me 15 milionë euro, i ndjekur nga Asllani me 12.

Tek rivalët, futbollisti më i shtrenjtë është portier Lapukov, i cili aktivizohet me CSKA-në e Sofjes dhe kushton 2,5 milionë euro. Pjesa më e madhe e lojtarëve aktivizohen në kampionatin vendas.

Edhe në renditjen e FIFA-s Shqipëria pozicionohet më mirë, në vendin e 67-të, ndërsa bjellorusët në vendin e 96-të.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Gançarenko do të vijnë në Tiranë me moralin e lartë pasi ecuria e tyre në ndeshjet e fundit ka qenë pozitive.

Bjellorusia ka 6 ndeshje që nuk humbet duke llogaritur miqësoret dhe eliminatoret, ku bilanci është 3 fitore dhe 3 barazime, mes tyre ndaj rivalëve si Danimarka apo Greqia.

Kuqezinjtë kanë 5 humbje radhazi mes eliminatoreve të Botërorit dhe miqësoreve dhe do të kërkojnë patjetër rikthimin tek fitoret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat