Neto pritet të rikthehet te Juventus.
Marrëveshja është gjetur mes portierit dhe klubit bardhezi dhe shumë shpejt braziliani do të bëjë rikthimin në “Allianz Stadium”.
37-vjeçari ka pranuar të firmosë vetëm për një vit me “Zonjën e Vjetër”, pra kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, pa opsion rinovimi.
Kujtojmë se për Neton kjo do të jetë eksperienca e dytë me Juventusin që prej largimit para 9 vitesh.
Emergjencat në portë kanë detyruar drejtuesit e klubit të përfshihen sërish në merkato, ndërsa Neto ishte futbollist i lirë që prej 1 korrikut të këtij viti, pas përvojës së fundit me Botafogon.