Shqipëria nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve këtë të shtunë me një përballje ndaj Bjellorusisë.
Një sfidë ku kuqezinjtë duhet të tregojnë menjëherë se janë pretendentët kryesorë për të fituar këtë grup ku shihen si favoritë.
Edhe vetë ekspertët e statistikave e shohin një fitore të Shqipërisë si më të mundshme në këtë duel. Superkompjuteri i kompanisë së njohur të statistikave “OPTA”, ka simuluar ndeshjen dhe për të është e qartë që Shqipëria ka mundësitë më të mira për të fituar.
Një sukses kuqezi rezulton në 56,7% të simulimeve, ndërsa një barazim në 22,4% të rasteve. Kota më e ulët, vetëm 20,9% është ajo për fitoren e Bjellorusisë në “Air Albania”.