Ish-legjenda kuqezi i gatshëm për një rikthim te Milani:

Futboll

Ish-legjenda kuqezi i gatshëm për një rikthim te Milani:

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 17:47
Costacurta

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta ka folur për mundësinë e një rikthimi te Milani, klub ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist.

I pyetur për mundësinë që të rikthehet në një rol pranë klubit ku u shndërrua në një nga ikonat e historisë së tij, Costacurta është shprehur i gatshëm, por pa krijuar pritshmëri.

“Dyert janë të hapura, por nuk besoj se ata po kërkojnë mua”, ka deklaruar Costacurta.

Ish-mbrojtësi italian ka qenë pjesë e Milanit për shumë vite dhe mbetet një prej figurave më të njohura të klubit ku fitoi trofe të shumtë, përfshirë tituj të Serie A dhe Champions League.

Costacurta ishte pjesë e Milanit legjendar të Sakit dhe Kapelos, si dhe në periudhën kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Karlo Ançeloti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat