I ftuar nZë emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka folur për paraqitjen e Kombëtares në Ligën e Kombeve nën “urdhërat” e trajnerit Rolando Maran.
Volnjati ka dhënë një ide më të qartë për rolin në fushë të sulmuesit Ernest Muçi.
“Më pëlqeu shumë pozicioni i Muçit, i vendosur nga Maran, edhe pse deri-diku do doja ta shikoja më shumë në qendër të fushës, se sa një pjesë të madhe në linja.
Një futbollist me kualitet të tillë, duhet ta lësh të lirë të veprojë, aty mes linjave dhe gjysmë-hapësirave që të jetë shumë mirë. Realisht, është shumë i rrezikshëm”, ishin fjalët e Abilaliaj.