Ipsuiç ndodhet në mesin e tabelës, ndërsa dje ishte Mançester Siti që e mposhti me rezultatin 3:2.
Tashmë janë shtatë javë të Premier Ligë që Anis Mehmeti i ka ndjekur nga tribuna.
Mehmeti ka rrezikuar shumë në karrierë, duke mos pranuar transferimin në Championship.
Tashmë duket edhe si një mënyrë e klubit për t’i dërguar një mesazh.
Menjëherë për Mehmetin janë shfaqur sërish në skenë klubet e Championship, që e kërkuan në merkaton e verës. Pikërisht Derbi, Birmingham dhe Ipsuiç.
Rreth 10 milionë euro kërkohen nga Ipsuiç për ta lënë të lirë.
Për shkak të situatës mund të ketë ndryshim të kërkesave nga klubi anglez. Dëshira e vetë Mehmetit është e rëndësishme në janar.