Ndeshja mes Comos dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve rrezikon të shtyhet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në rajonin e Lombardisë, në Itali.
Sipas raportimeve të mediave italiane, reshjet e dendura të shiut kanë ngritur shqetësime për gjendjen e fushës në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, ku është paraparë të zhvillohet kjo përballje.
Për 24 orët para fillimit të ndeshjes parashikohen më shumë se 60 milimetra reshje shiu, ndërsa shërbimi meteorologjik italian ka lëshuar alarm portokalli për mot të keq dhe rrezik nga stuhitë.
Pavarësisht situatës, te Como mbeten optimistë se ndeshja do të zhvillohet sipas planit.
Edhe trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, nuk ka shprehur shqetësim të veçantë për parashikimin e motit.
“Jo, nuk jam i shqetësuar. Jemi mësuar me shiun”, ka deklaruar Carrick.
Për momentin, nuk ka një konfirmim për shtyrjen e takimit. Në rast se ndeshja anulohet, ende nuk dihet se kur do të mund të zhvillohet, pasi Como e pret Sassuolon të shtunën në kampionat.
Vendimi përfundimtar pritet të varet nga kushtet atmosferike dhe gjendja e fushës para fillimit të ndeshjes.