Gordon: Duhet të mësojmë nga kjo humbje, kam ende shumë punë për të bërë

Futboll

Gordon: Duhet të mësojmë nga kjo humbje, kam ende shumë punë për të bërë

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 10:41
Anthony Gordon

Anthony Gordon nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Barcelonës nga Paris Saint-Germaini, duke pranuar se skuadra franceze ishte më e mirë dhe e meritoi fitoren.

Sulmuesi anglez theksoi se PSG-ja tregoi më shumë cilësi dhe arriti ta ruante intensitetin për më gjatë gjatë ndeshjes.

“Besoj se ishte e parashikueshme që do të kishte shumë gola dhe se do të ishte një spektakël i mirë për tifozët. Shpresoja që ne të dilnim më mirë, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Në fund, ata e merituan fitoren. M’u duk se ishin skuadra më e mirë, patën momente më të mira dhe treguan më shumë cilësi”, deklaroi Gordon.

Ai veçoi edhe epërsinë fizike të parisienëve, të cilët arritën ta mbanin presionin dhe intensitetin më gjatë se Barcelona.

“Fizikisht, ata arritën ta ruanin presionin dhe intensitetin për më shumë kohë se ne. Prej dy vitesh janë skuadra që të gjithë duan ta mposhtin dhe sonte u bë e qartë pse”, u shpreh anglezi.

Megjithatë, Gordon beson se Barcelona duhet të nxjerrë mësime nga kjo humbje dhe të përqendrohet te aspektet që mund t’i përmirësojë.

“Mendoj se duhet të përqendrohemi te gjërat pozitive, sepse konkurruam në një nivel të mirë. Tani duhet ta analizojmë se çfarë duhet të përmirësojmë. Besoj se jemi në një pozitë të mirë. Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje, ta analizojmë atë dhe të përpiqemi të bëhemi skuadra që të gjithë duan ta mposhtin”, tha ai.

Në aspektin personal, sulmuesi pranoi se paraqitja e tij nuk ishte në nivelin e dëshiruar.

Gordon luajti fillimisht në krahun e majtë, përpara se të pozicionohej si sulmues qendror, por theksoi se ndihet mirë në të dyja rolet.

“Sa më përket meje, kam ende shumë punë individuale për të bërë. Në ndeshje të tilla dua të jap maksimumin dhe nuk besoj se kjo ishte paraqitja ime më e mirë”, pranoi ai.

Në fund, Gordon e ktheu vëmendjen te sfida e madhe e radhës, El Clásico ndaj Real Madridit, që Barcelona do ta zhvillojë të dielën në shtëpi.

“Fatmirësisht, kjo nuk ishte një finale. Kemi ende shumë ndeshje përpara dhe shpresojmë të përballemi sërish me ta në fazat e fundit të garës. Tani kemi një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme, El Clásicon në shtëpi, dhe të gjithë jemi shumë të entuziazmuar”, përfundoi Gordon. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat