Ildi Gruda euforik pas golit dhe barazimit të Egnatias në Conference League

Futboll

Ildi Gruda euforik pas golit dhe barazimit të Egnatias në Conference League

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 11:29
Ildi Gruda

Egnatia i kishte të gjitha mundësitë për të marrë fitoren dhe 3 pikët në transfertë karshi Aarhus, Conference League, por nuk ia dolën, vetëm 1 :1.

Për këtë përballje, ka folur autori i golit të skuadrës rrogozhinase, Ildi Gruda:

"Ndeshja nuk shkoi keq, mund të kishim bërë edhe më mirë. Kishim rastet tona, gjithsesi 1 pikë mjafton, jemi të kënaqur.

Ne këtu erdhëm për fitore, për të thënë të drejtën. Në fillim, edhe 1 pikë do e pranoja.

Mesazh për tifozët? Sapo kemi filluar, nuk ka mbaruar akoma".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat