Reali i jep fund bojkotit, do të marrin pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”!
Kjo për shkak të Vinicius Jr, i cili kishte patur sezonin më të mirë të tij atë vit por që ishte dalur i dyti pas Rodrit që fitoi çmimin.
“Los Blancos”, e quan këtë vendim të padrejtë teksa kishin vendosur të mos merrnin pjesë në momentin që e kuptuan se braziliani nuk do të ishte fitues.
Mirëpo këtij bojkoti i erdhi fundi, me klubin madrilen që ka vendosur të ndjekë këtë ceremoni nga afër.
Kujtojmë se ceremonia mbahet këtë vit në Londër, të hënën në orën 21:00.