Shkëndija dhe Vardari ndahen pa gola, VAR-i anulon tri gola

Futboll

Shkëndija dhe Vardari ndahen pa gola, VAR-i anulon tri gola

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 16:03
Pamje nga ndeshja Shkëndija e Tetovës - Vardari

Shkëndija e Tetovës dhe Vardari kanë barazuar 0:0 në derbin e javës së 11-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje ku VAR-i anuloi tri gola për shkak të pozitës jashtë loje.

Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 31-të me golin e Ndzengeut, por pas rishikimit të situatës përmes VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Deri në fund të pjesës së parë, rrjetat mbetën të paprekura në stadiumin në Gostivar dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin fillestar 0:0.

Në pjesën e dytë, Vardari arriti të shënonte në minutën e 90-të përmes Dimitar Danevit, por edhe ky gol u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, sërish për shkak të pozitës jashtë loje.

Vardari shënoi përsëri përmes Spahiut, por edhe ky realizim u anulua për pozitë jashtë loje, duke bërë që derbi të përfundonte pa gola.

Pas 11 javësh kampionat, Shkëndija e Tetovës kryeson tabelën me 24 pikë, e ndjekur nga Struga Trim Lum me 23 pikë, ndërsa Vardari renditet në vendin e tretë me 21 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat