Karoglan realist për situatën pas humbjes në Vorë: Sapo e kemi filluar procesin tonë

Futboll

Karoglan realist për situatën pas humbjes në Vorë: Sapo e kemi filluar procesin tonë

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 16:27
Mislav Karoglan

Partizani është në krizë dhe këtë e vërtetoi edhe humbja e sotme me Skënderbeun, ndeshje që përfundoi 0-2 në favor të korçarëve. Realit u shfaq trajneri i të kuqve, i cili u shpreh për situatën, në një prononcim për mediat pas ndeshjeve, Mislav Karoglan. 

“Dy humbje, çfarë shkoi keq sot? Mendoj se e nisëm mirë në pjesën e parë. Patëm mundësi të mirë me Human, shtymë shumë për golin e avantazhit.

Sigurisht që ne u munduam të shtynim shumë. Por me startin e pjesës së dytë, u ndëshkuam me atë penallti që ishte shumë e lehtë.

Çfarë do bëni për ta përmirësuar repartin mbrojtës?

Çfarë do bëni për ta rregulluar?

Problemi është se kemi pak ditë për të përgatitur ndeshjet. Por tani kemi sapo kemi filluar procesin tonë. Lojtarët duhet të futen të ingranohen me sistemin tonë.

Sa e ka analizuar Partizanin para se të vije këtu? Kam vërejtur shumë probleme në skuadër. Kam parë edhe disa probleme të lojtarëve", ishin fjalët e Karoglan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat