Prishtina e Re ka fituar derbin e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës, duke e mposhtur Suharekën me rezultat 3:1.
Skuadra nga Hajvalia vazhdon garën fuqishëm për kreun e tabelës, pas një fitoreje të rëndësishme në këtë përballje.
Astrit Berisha ishte protagonist i fitores, duke shënuar dy gola, fillimisht në minutën e 33-të dhe më pas nga pika e bardhë në minutën e 79-të. Ndërkohë, një nga golat e Prishtinës së Re erdhi pas autogolit të Drilon Fazliut në minutën e 63-të.
Në krye të tabelës vazhdon të jetë Liria me 29 pikë, vetëm një më shumë se Prishtina e Re, që renditet në vendin e dytë me 28 pikë.
Suhareka, pas kësaj humbjeje, renditet në pozitën e nëntë me 19 pikë.