Menaxher futbolli, Roland Çelmeta, ka folur me kritika të ashpra për paraqitjen e Tiranës ndaj Egnatias, java e 10-të në Abissnet Superiore.
Për Çelmetën, loja e prezantuar nga ekipi i drejtuar prej Dean Klafuric ngjasonte me “futboll rruge”:
“Mua nuk m'u duk shumë ndeshje e bukur nga Tirana ndaj Egnatias. Pamë një Egnatia me ‘gëzofin’ e ekipit kampion që di ta luajë çdo lloj ndeshjeje, e mirërreshtuar në fushë, një Albano Aleksi që ishte në qendër të fushës, sikurse organizatori i skuadrës.
Një ekip i shtrirë në fushë. Kurse Tirana, përveç atij golit, ishte një ekip i shthurur, pa disiplinë taktike, ekip i lodhur dhe këtu fajin kryesore e ka trajneri.
Duke ditur që po luan ndaj kampionëve, duket e mirëlexuar Nevil Deden, rreshtimin në fushë, arrite të marrësh avantazhin dhe nga ai moment, pashë te Tirana një futboll rruge.
E përsëris, pa disiplinë. Zëvendësimet me shumë vonesë. Mua nuk më pëlqeu Tirana fare."